ILO
OXA
OTRE la vita non sa aspettare !
Ilo
Oxa është një nga piktorët më në zë të realizmit të ri, të
cilin e zhvillon dhe e prezanton në Itali, ku jeton dhe krijon, e
ekspozon në vendlindje, në Shqipëri në “ Art Galeri Kledio ”
dhe në shumë galeri që ekspozojnë qëllimisht këtë drejtim
artistik bashkëkohor. Fillimisht, po bëj të ditur, përmes një
shpjegimi të shkurtër, tre drejtime, të cilat mund të konfondojnë
lexuesit, kur duan të njihen më shumë me krijimtarinë e Ilo Oxës
dhe të përcaktimit “realizmi i ri”.
Së
pari, në filozofi, neë realism/realizmi i ri u shfaq si term në
volumin kolektiv të disa autorëve të përmbledhur nga Royce, në
të cilin vendosi bashkë teoritë e Perry, Montague, Holt, Marvin në
vitin 1912, dhe titullohet “Realizmi i ri”. Volumi afirmonte
analizën në kërkimet filozofike, pavarësinë e filozofisë nga
logjika, refuzimin e përcaktimit të marrëdhënieve të objekteve
midis tyre dhe marrëdhëniet e tyre me subjektin dhe dijen. Qëllimi
ishte të thuhej se objektet janë realitet tejsisht i menduar dhe
subjektet njohëse kufizohen në pasqyrimin e tyre.
Së
dyti, në arte, (përjashtohen idetë në këtë shkrim mbi realizmin
e ri në kinemanë italiane të viteve `40-`50), realizmi i ri /new
realism u themelua në vitin 1960 nga kritiku i artit Pierre Restany
dhe piktori Yves Klein në Galerinë Apollinaire në Milano. Restany
shkroi manifestin origjinal të grupit dhe evidentoi rrugët e reja
për të ndjekur dhe pasqyruar realen.
Së
treti, në krijimatarinë bashkëkohore, ku dhe piktura e Ilo Oxës
bën pjesë me rehati, (sipas mendimit tim) është Contemporary New
Realism/realizmi i ri bashkëkohor, i cili është një drejtim
artistik europian, por dhe më gjërë, dhe që pati si frymëzim
vazhdimësinë e rrugëve të nisura nga Durrer (1471-1528), Holbein
Plakun (1465-1524) dhe Dix (1891-1961). Artistët e sotëm europian
dhe më gjërë veçuan se kombinimi i pikpamjeve bashkëkohore me
funksionet e reja të artit të shekullit XX sollën ndërmjet të
tjerash dhe termin realism i ri bashkëkohor/contemporary new
realism, i cili mbashtetet ne funksionin e riciklimit poetik të
realitetit. Nëse ndjekim me vemëndje veprën e Ilo Oxës do të
zbulojmë se ai pikturon duke përdorur rrugën tradicionale të
aktit të pikturimit, (përpos e pasuron atë), ndjeson për
reflektimin e objektit real me fuqi emocionale njohëse në një
shkallë pothuajse maksimale, duke sjellë riciklimin piktorik/poetik
të realitetit/objekteve në hapësirën e kufizuar mjedisore.
Për
të njohur Ilo Oxën, përmes ideve të tij, u realizua kjo
intervistë.
Si
e niset rrugën e artit? A ka ndonjë histori të veçantë që do të
dëshironit ta ndani me ne?
Historia
ime regjistrohet si dëshmi e bukurisë së atij viti kur shpesh
harroesha duke lexuar ose vizatuar mbasditeve, kur prisnim me
kureshtje botimin e librave të rinj, te libraria e vogel dhe kur çdo
të premte shpesh here do të lija orën e gjashtë për të dëgjuar
Hit Parade e Lelio Luttazi në radio RAI. Ishte fundi i pranverës
dhe në koridoret e gjatë të shkollës ndihej se sezoni i provimeve
të maturës po afrohej. Kujtoj, që në të gjitha familjet që
kishin fëmijet e tyre me një mesatare që premtonte një bursë
shteti ( ku unë bëja pjesë) flitej çdo mbërmje për fatin e
tyre. Të ndihmur nga bisedat me mësuesit, prindërit e mi, mbi
mundësite reale ekonomike të tyre vendosën që unë të provoja të
konkuroja për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Çuditërisht,
por me duhet të pohoi se deri atëhere nuk kisha parë asnjëherë
një pikturë në original, isha vetëm katërmbedhjetë vjeç dhe
fshati im nuk e kishte akoma një stacion treni. Fitorja e konkursit
në “ Liceun Artistik J.M “, ende sot e pa besueshme, ishte një
lajm i mrekullueshmëm që për atë kohë, me gëzim, e krahasoja me
bukurinë e poezisë “ Letër nënës “ e Sergei Jeseninit. Në
momentin e parë, për mënyrën e vizatimit, komisjoni kishte
vendosur që unë të studjoja për skulpturë, por ëndërra ime
ishte piktura. Insistova me vendosmëri deri sa kalova në grupin e
pikturës. Fillova të kuptoj se para meje po hapej një botë e re.
Kujtoj realizimin e një perëndimi të bukur në kodrat e liqenit.
Ishte një akuarel që lajmëronte nisjen e rrugës drejtë pikturës,
atëhere një ëndërr, sot feja dhe besimi im.
Cili
është formimi juaj si artist?
Edhe
pse pas mbarimit të liceut do të konkuroja tre herë për të mu
dhënë e drejta për të studjuar në Institutin e Lartë të
Arteve, nivelin pregatitor në të dyja shkollat në ato vite, do ta
krahasoja me nivelet më të larta të shkollave të artit, që
ndodhen kudo në botë. Nivele, që sipas
mendimit tim modest, demostron bindshëm e gjerësisht një lidhje
historike të natyrshme me shkollen antike greke. Kur
Platoni themeloi Akademinë origjinale, ku spjegonte qasjen e formës
ideale të bazuar në koncepte abstrakte universale, nxenësi i tij,
Aristoteli, shpjegonte qasjen e formës ideale nëpërmjet një
studimi analitik të detajeve të marra nga natyra. E parë pas shumë
vitesh “ Liceu Artistik J.M “ dhe Instituti i Lartë i Arteve në
Tiranë, në vitet `70-`80, kur unë studiova, filozofinë e
mësimdhënies e bazonin në krijimin e një ekuilibri ndërmjet
këtyre dy shkollave të mendimit, asaj që di dhe asaj që shikon.
Kjo vlenë më shumë se një arsye për ta ndjerë veten me shumë
fat që mu dha mundësia të studioja në Tiranë, sepse sot, ne se
do të ndiqnim me vemendje rikthimin e pikturës në origjinen e saj,
do të konstatojmë të lumtur se 428 para Krishtit dhe 2011 do të
na duken shumë afer. Me specialitetin e grafikës për tetë vite,
vështirësitë e hasura në punen intensive më edukuan të rrija
larg përgjigjeve të lehta dhe të kërkoja maksimumin tim në çdo
detyrë të programuar.
3-
Cilët janë artistët që kanë ndikuar në rrugën tuaj?
Arrin
një dite që piktura njehësohet me vetë jetën e artistit dhe si
përgjigje artisti shikon, mendonë dhe kërkon përsosmerinë e tij
nëpërmjet saj dhe kjo ndodhi shumë shpejt në jetën time. Por
historia e artit, e vjetër dhe e re, në mënyrë të pashmangëshme
është presente në jetën e përditshme të artistit. Në rastin më
të mirë si mënyrë të konservuari të vlerave më të larta dhe
si gjuhë e përbashkët komunikimi. E thënë kështu, unë vleresoj
si mrekulli për këtë botë Vermer, Ventrone e legjendarin Claudio
Bravo.
4-
Koha artistike e sotme përcaktohet si bashkëkohore. Piktura juaj
cilit drejtim artistik i
përket?
Piktura
ime është ajo që mora në vitet e shkolles, mrekullia e ngjyres,
bukuria e vizatimit e misteri i përhershëm i dritës. Që atehere,
koha kaloi aq shpejtë sa më duket si një ëndërr, por elementet
themelore, në të cilat me bindje besova, u bën bashkëudhëtarët
e mi që i dhanë një kuptim të vërtetë jetes sime. Piktura ime
është vet piktura, limfa e së cilës është realiteti mahnitës i
bukurisë njerëzore, bukuria e natyrës dhe mrekullia e vetë jetës.
Piktura ime bën pjesë në atë lëvizje plotë jetë, që sot,
shumë artistë, kudo në botë me energjinë e talentit të tyre
janë duke themeluar një realizëm të ri.
5-
A ka një lidhje të natyrshme ndërmjet motiveve dhe mjeteve
piktorike?
Njohja
e mundësive reale krijuese, në vetvete, kushtëzon dhe zgjedhjen e
mjeteve që favorizojnë një nivel maksimal të krijimtarisë së
një artisti. Unë jam i mrekulluar nga drita, materia dhe atmosfera,
elemente që jetojnë në harmoni ndërmjet tyre. Por procesi i
krijimit udhëton në një shpejtësi të pa krahasueshme me atë të
lëvizjes së duarve tona. Për këtë arsye ngjyrat e vajit për
forcën dhe mundësitë e pa fundme që kanë janë mjeti im i
preferuar. Por njohja shkencore e anës artizanale të artit më ka
edukuar, se për çdo ide superiore për ne, realizimi i një vepre
arti mundësohet vetëm me materialet me të kushtueshme që gjinden
në dyqanet e spezializuara të artit. Ndërgjegjësimi se kjo mënyrë
të krijuari, e nisur që nga cilësia e telajos dhe pregatitja e
saj, cilësia e lartë e ngjyrave, e penelave dhe e aksesorëve e
deri te kornizat, krijon një kënaqësi të dyfishtë, atë të
krijimit në studio dhe me tej, atë të realizimit të një ëndërre
për koleksionistët e mi.
A
kanë lidhje idetë me kohën që shërben për realizimin e një
vepre arti?
Unë
nuk kam bërë asnjëherë një vepër arti i nisur nga një ide
konvencionale.
Një
telajo e re ëndërrone të më çojë kudo e në të gjitha nivelet
e shkëlqyera, ku çdo artist do të dëshironte të ishte. Për këtë
arsye procesi i krijimit të një vepre është një sfidë e
paralajmëruar, pa kufi e hulumtim pa fund i botës që më rrethon.
Realizimi i një vepre arti është harmonia e elementeve
mjeshtërorë, të cilët vetëm në maksimumin e tyre vendosin për
kohën që duhet, që në eksperiencën më të fundit do të thotë
orë të pa fundme pune. Një vepër arti e denjë për këtë emer
nuk njeh kufij e kohë. Me këtë vetëdije, pikura ime që në
fillim është një bashkëbisedim në vazhdimësi për tu kuptuar e
rritur që më në fund e kompletuar shëndrohet në një krijëse me
një shpirt të vetën.
Ju
keni ngritur një shkollë -studio. Cila ishte dhe mbetet dëshira
juaj për t'iu
trasmentuar
nxënësve sa më shumë informacion për artin?
Mos
prisni që artdashësit dhe koleksionistët të konsiderojnë
krijimet tuaja me seriozisht se vet serioziteti juaj. Kjo është
motoja e punës sime, që me mënyrën e mësimdhënies jam munduar
tua bëj të tyren edhe nxenësve të mi. Kam përjetuar shumë herë
momente të mrekullueshme kur në koincidencë me fundin kohor të
një eksperience krijuese, jam informuar për një material të
rëndësishëm për pikturën, për një libër apo një ekspozitë
të rëndësishme. Por veçanërisht frymëzuese kanë qenë
këshillat e dhena nga kolegë me më shumë eksperience krijuese.
Një mirënjohje të vecantë meritojnë diskutimet me legjendarin
Luciano Ventrone, në verën e vitit 1997.Çdo të re që unë ndesh
në punën time si dhe aktivitet e rëndësishme të pikturës që
ndodhin kudo në botë kam kënaqësinë t`iu a transmetojë
menjëherë atyre. Në këtë mënyrë, brenda mundësive njerëzore,
do t`iu shërbeja për të minimizur në maksimum kohën e
përvetsimit të mjeshtërisë së pikturës. E thene kështu, do të
ishte vërtet shumë bukur nëse eksperienca ime do të vlejë si
ndihmë për realizimin e krijimtarisë së artistëve të tjerë.
Cila
është ajo forcë që i`u motivon për të qenë një artist i
përkushtuar?
Mendoj
se është cilësia e respektit për vetveten, e vlerësimit për
jetën dhe dëshira për dijen. Dija është sinonim i identitetit,
me krijon lumturinë e të jetuarit në të gjitha kohët, përsos
mjeshtërinë krijuese, rrit orët e punës në studio dhe bën që
ditët të duken akoma më të shkurtra. Pohimi i çuditshëm se dija
kërkon të materializohet në një mënyrë të dukshme, te unë
është një shqeteësim në rritje. Vet jeta vihet në diskutim kur
bukuria reale insiston në heshtje, për të mos u harruar. Në një
moment si ky, ku zhdukja e realitetitit si mision shkatërrues i
arteve të videos, filmit e fotografisë që eleminojnë mundësinë
e përvetësimit të spektatorëve, piktura realiste duket se është
i vetmi besim mbi të vërtetën dhe vizatimi si e vetmja estetike e
pa diskutueshme. E përkthyer konkretisht në jetën praktike, unë
kalojë çdo ditë dhjetë orë në studio, duke realizuar një
vëllim të tillë pune që më shërben, për të qenë i qartë, se
nesër, piktura e bindur do të me thojë se kaq ishte e mjaftueshme.
Në analizë të fundit është dëshira për të realizuar një
ënderr, i vetdijshëm se jeta ka ligjet e saj.
Krijimtaria
juaj në një mënyrë apo në një tjetër a është e ndikuar nga
ngjarjet politike?
"Piktura
është një poesi, që shikohet e nuk ndjehet dhe poezia është një
pikturë që ndjehet e nuk shikohet" Leonardo
Da Vinci. Në këtë shtrirje filozofike të asaj që është apo jo
piktura, politika (si shprehje interesash ekonomike të grupeve të
caktuara shoqërore) është tëresisht e pa pranueshme. Është
e trishtueshme fakti i njohur që shumë artistë të ndërgjegjshëm
për limitet e tyre krijuese e vitale, për të patur sukses mundin
të realizojnë raporte me fuqitë religjioze e politike. Nga kjo
pikpamje janë për tu respektuar për zgjuarsinë e tyre e të qenit
praktik, por, me garancinë e një fundi, si njerëz absolutishtë të
zakonshëm. Përndryshe, nëse do
të hedhim një vështrim në gjysmën e dytë të shekullit të
shkuar e deri në ditët tona mund të them se politika mund të
bënte më shumë e më mirë për artin në tërësi. Mjafton,
www.googleartprojekt.com për të konfirmuar sa me lart!
Çfarë
emocionesh dëshiron që piktura juaj të përcjellë te vizitori?
Në
krijimtarinë time nuk kam menduar asnjëherë për këtë cilësi.
Kujtoj një shprehje emblematike të Eduard Hoper që thotë “ Nëse
do të mundesha të shprehesha me fjalë nuk do të kisha asnjë
arsye, për të pikturuar ” . Unë krenohem për nivelin e lart
profesional, për mënyrën se si vizioni im për jetën provon
krijimin e një forme të re të shikuari që e përkthyer në
kuptimin emocional, në krijimet e mia shihet qartë presenza e një
vizatimi të lumtur, mjeshtëria e ngjyrës, njohja e thellë e anës
artizanale pa nostalgjinë e teknikës dhe për materialet e
klasikëve, përkushtimi. Nëse të gjitha këto do zgjonin të
vizitori sadopak ndjenja pozitive për jetën e tyre unë do të
ndihesha pafundesisht i kënaqur.
Tashmë
ndihet dhe dihet se krijimtaria juaj ka sukses. Si mund ta
pershkruani suksesin
tuaj?
Rruga
për të konstuktuar identitetin dhe zbuluar vetveten si dhe gjetja e
një ekuilibri në raportin jetë-krijimtari, është një proces i
gjatë dhe jo pa sakrifica. Por jo vetëm. Për të qenë i zgjedhur
nga piktura, nënkupton cilësi krijuese shumë të larta,
përkushtim, një jetë të pasur në kujtime dhe shumë fat.”
Rasti favorizon mendjen e përgatitur “ është më shumë se
bindëse për të ilustruar sa më lart shprehja e Louis Pasteur. Pas
studimeve në Tiranë, ku mora një eksperiencë të shkëlqyer
profesionale, një tjetër rrugë e gjatë, në një
realitet më impenjativ do të plotësonte atë kulturë informative
që për fat të keq në Shqipëri mungonte. Përballja për herë të
parë në
muzeume me kryevepra të klasikëve si dhe të
mjeshtrave bashkëkohorë, si dhe komunikimi direkt në sajë të
internetit me kolegë të vendeve të tjera, do të më bënte të
mundur njohjen e vërtet të asaj mrekullie që është piktura. Nga
vëzhgimi me kujdes i epokave të historisë së artit, kuptova se në
themel të suksesit të mjeshtrave të piktures, si shenjë autentike
e kohës së tyre, ishte nocioni universal i dritës. E identifikuar
tërësisht me mua, drita, shumë shpejt u bë shqetësimi dhe
busulla ime, që tani pase shumë vite krijimtarie, krenaria që kam
është që kam gjetur kohën time. Të konstruktosh në dritë është
një mrekulli e vërtet që rrit kërkimin, mjeshëerinë, njohjen
dhe suksesin, është të përjetuarit e çdo dite si një kthim te
bukuria. Në krijimtarinë time, përdorimi i mjeshtërisë
artizanale ndihmon në zbulimin e hapësirave psikologjike të jetës.
Për këtë qëllim, kompozimet e mia janë të thjeshta dhe direkte.
Në diferencë me shumë mjeshtra të njohur të pikturës realiste
bashkëkohore unë kam eleminuar dritën direkte duke kërkuar
volumin e objekteve nga brenda, qe favorizon cilësinë e ngjyrës.
Në këtë mënyrë përqendrimi në cilësinë e ngjyrës nuk
anashkalon qëllimin finale, atë të tregimit të një bote të
pafundme që jeton në studion time. Edhe pse mbijetesa është
sinonim i suksesit që shkon pertej parashikimeve, unë jetoj në
botën e pa fundme të pikturës në një ritëm qe s' mund të jetoj
në realitetin e përditshëm.
A
ka në jetën tuaj çaste meditimi që do të dëshironit të ishit
diku tjeter si për të jetuar
ashtu
edhe për të krijuar?
Artisti
është projektim i të gjitha kohërave në çdo moment të jetës,
sepse vet procesi i krijimit në kërkim të bukurisë zhvillohet në
të gjitha kohërat dhe në të gjithë jetën...! Jeta ndjek me
kujdesin e mbrojtjes të gjithë itenerarin e vizatuar prej nesh. Ajo
me konsensin tonë zgjedh tokën ku ne mund të realizojmë ëndërrën
tonë, ku mund të jemi domosdoshmërirsht të denjë për atë
shoqëri dhe vetëm në këmbim të lumturisë sonë jep si shpërblim
frutet e sajë. Konkluzioni i një jete të realizuar me sukses në
njëzet vite në Bolzano besoj se do të mjaftonte.
Çfarë
do të dëshironit të realizonit në dhjetë vitet e ardhshme?
Do
të dëshiroja të arrija nivele sa më të larta në pikturë si
përgjigje e gjithë sa kam punuar e ëndërruar, që detaje të
mrekullueshme që ndodhen në të gjitha krijimet e mia të
bashkoheshin një ditë në një kryevepër. Deri atehere, paralel me
krijimtarinë dëshiroj të mësoj një gjuhë të huaj.
Pasi,
Ju hapet ekspozitën e parë në Tiranë, në bashkëbisedimet me
publikun shqiptar
dhe
atë italian apo të huaj, keni ndjere ndryshueshmëri emocionale nga
publiku ynë prej atij me kombësi të huaj?
Gjuha
universale e pikturës mundëson leximin e vlerave artistike prej të
gjithëve, por reagimi emocional para një vepre arti është i
lidhur pazgjidhmërisht me formimin kulturor të individit. Kthimi i
pikturës në hapat e saj origjinale dhe rizgjimi i interesit për të
bukurën është argument qendror i këtij shekulli. Shoqëritë e
emancipuara e të gjitha kohërave e të gjitha vendeve kanë ruajtur
gjithmonë një njësi unifikuese për të bukurën natyrale. Të
diskukutosh për pikturën me dëshirën për të parë të bukurën
vetëm sepse jemi duke e kërkuar, nuk është e mjaftueshme.
Argumenti në fjalë për shoqërinë shqiptare prezantohet me shumë
të pa njohura për vet historinë e aksidentuar të pikturës.
Mjafton të kujtojmë se piktura shqiptare e çertifikuar
regjistrohet në vitet 1883-1930 (e përkufizuar si amatoreske) e
deri në ditët tona pas njëqind vitesh, koleksioni më i plotë që
ndikon mbi shijet estetike të brezave të rinj, është ai i
realizmit socialist?! Ndërkohë, instalimi i një kulture ende të
pa kualifikuar, për vështirësitë e kuptueshme si një formë e re
në Shqipëri, ajo e koleksionistëve privatë, është akoma larg
misionit të tyre, atë të seleksionimit profesional të veprave të
artit. Ndërgjegjësimi i mjediseve, ku kultivohen shijet estetike,
rrethet miqësore që frekuentohen, mundësia për të qenë në
kontaktë direktë me fierat internacionmale të artit si dhe lidhja
konstante me internetin, mendoj se janë shumë të rëndësishme.
Fakti që në Itali e me tej imitime kitsh të impresionizmit
(1860-1880!!!) ka vite që nuk shihen, mund të krijojë vështirësi
komunikimi dhe kjo ishte evidente e lehtesisht e kuptueshme. Në
ekspozitë pata rastin të diskutoja me shume artistë e profesorë
të mi dhe mund të kujtoj me kënaqësi bashkëbisedimet me
profesorët Zef Shoshin e Nikolin Ivanaj.
Duke
u nisur nga kjo ekspozitë, cilat janë përshtypjet që morët dhe
lidhja tuaj e
tanishme
me Shqipërinë?
Një
ekspozitë është reflektimi i krijimtarisë më të re të
artistit, vizioni i tij mbi botën e niveli i tij profesional.
Realizimi me sukses i një ekspozite në mënyrë të paevitueshme
haset me shumë probleme, për më tepër kur bëhet fjalë për një
vend me një klimë artistike komplet të pa njohur prej meje. Por e
gjithë kjo pati kohën e vete deri në inagurimin e ekspozitës.
Falëmnderoj të gjithë të ftuarit që me presenzen e tyre krijuan
entuziasmin e asaj mbrmje që do të jetë e pa harruar në jetën
time. Jo vetëm, por edhe në ditët në vazhdim vizita e shumë
miqve dhe artdashësve, njohja me koleksionistët e diskutimet me ta
ishin një investim i rëndësishëm për krijimtarinë time. Në “
Art Galeri Kledio “ me të tembëdhjetë krijimet e ekspozuara u
krijua për vizitorët një ide e plotë, pa nevojën e një mesazhi
të fortë që kërkon të arrije një konkluzion të caktuar. Një
ndihmë e çmuar për artdashësit dhe koleksionistët ishte analiza
e specializuar ne “Gazeta Shqiptare” me titull “ Ilo Oxa
Bashkëjetesa e saktësisë me sensibilitet “ e kritikes së shquar
te artit Suzana Varvarica Kuka. Impresionuese ishte interesi i
televizioneve, ftesat e tyre në studio, videot e realizuara si dhe
intervistat në galeri ku e një rëndësie të veçantë kujtoj atë
me me kritikun e artit Abaz Hado. Dëshiroj të falemnderoj drejtorin
e GKA zotin Rubens Shima, për kohën e vizitës së tij në galeri
që ishte më shumë se inkurajuese. Mbi këte realitet të ri lidhja
ime me Shqipërinë dhe pjesëmarrja në të ardhmen në aktivitete
të rëndsishme, tashme janë pjesë e jetës sime. Një fillim i
mbarë mendoj është pjesëmarrja në këtë fundë viti në
ekspozitën “ Guri Madhi “ e kuruar nga Suzana Varvariza Kuka.
A
keni dëshirë të ktheheni përsëri për një ekspozitë të dytë
në Shqipëri?
Të
dish të presësh, është arti i njerëzve që nisen në botë të
vetëm. Por realizimi i një jete të suksesëshme
prej artisti, bazuar eskluzivishte mbi punën, jo gjithmonë është
e garantuar. Por ky nuk është rasti im. Ekspozita ime e parë “
OLTRE la vita non sa aspettare “ e realizuar pasë njëzet vitesh
në “ Art Galeri Kledio “ si galeria më e rëndësishme në
Shqiperi, për mua ishte një mrekulli e vërtet. E vendosur në
rrugën më të bukur në Tiranë, ku ndodhen edhe galeri e studio
artistësh të rëndsishëm, “ Art Galeri Kledio “ me bukurinë e
saj arkitektonike, është duke shkruar historinë e vërtetë të
artit figurativë bashkëkohor shqiptar. Pata fatin të isha present,
kur per shtatedhjete vjetorin e tij, profesor Muntas Dhrami hyri në
galeri e prenotoi datën 10 nentor. Por jo vetëm. Kur mesova se me
ekspozitën time tashmë isha pjesë e artistëve më të mirë
shqiptar që kanë ekspozuar në të, ndjeva kënaqesinë se koha më
kish rezevuar një privilegj shumë të madh. Për tu admiruar është
personeli i galerisë, njohja dhe realizimi deri në detaje e anës
kuratoriale të ekspozitës si dhe krijimi i atmosferës
interpersonale me artistët është shumë dinjitose. Njohja me
drejtuesit e galerisë, Anila e Arjan Pelushi, të admiruar e
respektuar nga të gjithë artistët, ishte një kënaqësi e
dyfishtë. Por për të pasur një raport pune eskluzive me një
galeri arti të sukseseshme tashmë është më shumë se një
dëshirë, është ndergjegjesimi intelektual, për të realizuar
vepra të nivelit akoma më të lartë për të merituar besimin në
rritje të artdashësve dhe koleksionistëve shqiptarë. Unë do të
kthehem përsëri dhe për këtë jam duke punuar.
Si
do të dëshiroje të të vleresonin dhe kujtonin këtu në vendin
tënd?
Do
të mjaftonte fakti që s`kam jetuar asnjë minutë jasht asaj
mrekullie që është piktura realiste dhe për fatin e rrallë që
kam qenë i zgjedhur nga forma më e lartë e komunikimit që është
vizatimi.
Ju
falemnderit për intervistën
a
rispondere delle proprie azioni e a chiedere perdono.